Komiteti i Helsinkit, problem zvarritja e gjyqeve
Zvarritja e gjyqeve mbetet problem në Gjykatat më kryesore të vendit. Ky është një nga ngërçet që ka nxjerrë Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë një monitorimi që ka bërë në disa gjykata të vendit si dhe në 310 seanca gjyqësore. Por sipas kryetares së këtij Komiteti, Vjollca Mece, përveç avokatëve dhe mungesës së prokurorëve, në disa raste, gjyqet zvarriten edhe prej administratës së Gjykatës që nuk lajmëron dëshmitarin.
Por një tjetër problem gjatë këtij monitorimi ka dalë edhe për zhvillimin e seancave gjyqësore ku sipas Meces, ato zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, ndërkohë që sallat e gjyqeve janë bosh.
Ndër të tjera, kryetarja e KSHH i ka bërë thirrje KLD-së që të marrë masa të menjëhershme për të ndryshuar këtë situatë në Gjykatat shqiptare ku zvarritja e gjyqeve në disa raste ka sjellë edhe lirimin e të arrestuarve.