Egjipt rrembehet sozia i Sadam Huseinit
Mohamed Bishr, nga Aleksandria e Egjiptit, pohon se një bandë nga Iraku e ka rrëmbyer për ta bindur që të luajë në një film pornografik, ku do të kishte rolin e ish diktatorit, Saddam Hussein. Ai shprehet se rrëmbyesit e kanë rrahur kur ka refuzuar “ofertën”, prej 330 mijë dollarësh për të qenë pjesë e filmit. Bishri thotë se rrëmbyesit e kanë telefonuar dhe e kërcënuar se do ta rrëmbejnë prapë nëse nuk ndërron mendjen. "Tre burra me revole në brez më detyruan të dal nga makina, më goditën në kokë dhe më futën në një furgon", tha Bishr, i cili tashmë gjendet në spital. Gjëja e fundit që kujton është se rrëmbyesit i bërtisnin njëri-tjetrit para se ta hidhnin nga makina. Familja e tij thotë se njerëzit që e kanë kërcënuar kishin theks irakian ose sirian. Ngjashmëria e Bishrit me ish diktatorin ka bërë që dhe më parë ai të sulmohet nga irakienët e vendosur në Egjipt, duke menduar se është Saddami e duke e kapur - do të mund të merrnin shpërblimin që ishte caktuar për kapjen e liderit të përmbysur të Irakut. “Kemi kërkuar nga policia mbrojtje speciale për babanë tonë, sepse sulmet kundër tij janë të shpeshta”, ka thënë i biri. Ish-udhëheqësi irakian, i cili u vra në dhjetor të vitit 2006, shpesh ka përdorur sozitë e tij për të shmangur atentatet e mundshme.