Daçiq: Në veri të Kosovës, duhet vepruar me kujdes
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se të gjitha çështjet në veriun e Kosovës duhet të shikohen në një kontest shumë më të gjerë.
“Natyrisht që ekziston përpjekja e përhershme e Prishtinës për ta integruar veriun në një shtet të vetë të pavarur. Në anën tjetër, ekziston nevoja që jeta e përditshme të zhvillohet e tillë, që kjo të mos nënkuptonte njohje të këtij realiteti të ri kosovar dhe heqje dorë nga shtetësia jonë”, theksoi ai për agjencitë serbe.
Tadiq tha se gjatë muajve të fundit, nuk ka pasur dukuri të veprimit terrorist në jug të Serbisë.
Ai shtoi se ka dhënë urdhër që xhandarmëria të mos përdoret për qëllimet për të cilat përdoret policia, gjë që ka qenë edhe kërkesë e politikanëve shqiptarë nga Lugina.