E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, ndërron jetë ish-presidenti Kiro Gligorov

Ish-presidenti maqedonas Kiro Gligorov ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Shkup në moshën 95 vjeçare.

Informacioni u konfirmua nga kabineti i tij, ndërsa varrimi do të bëhet nesër në varrezat e Butelit në Shkup.


Gligorov ishte presidenti i parë i Maqedonisë pas pavarësimit të saj në janar të vitit 1991 deri në nëntor të vitit 1999. Ai u lind më 3 maj 1917 në Shtip dhe kishte të mbaruar fakultetin juridik.

Gligorov ishte anëtarë i AVNOJ, funksionarë i lartë në disa poste shtetërore gjatë federatës jugosllave. Në vitin 1971 dhe 1972 ishte anëtarë i presidencës së RFSJ-së, ndërsa nga periudha e vitit 1974 – 1978 ishte kryetar i Kuvendit të Jugosllavisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›