E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazim Bllaca: Në 2012 do të zbulohen vrasësit e figurave të LDK-së

Ish agjenti i vetëshpallur i SHIK-ut, Nazim Bllaca ka bërë një paralajmërim sfidues për vitin 2012: të zbulohen vrasësit e pasluftës në Kosovë.
Bllaca, në profilin e tij në Facebook, pak para ndërrimit të viteve, ka postuar një foto me listën e figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të vrarë pas luftës. Bllaca është lutur që vitit 2012 të jetë viti i zbulimit të kriminelëve siç ka thënë ai.
“Ishalla viti 2012 do të jetë vit i zbulimit të kriminelëve që ishin paramilitar të regjimit të Millosheviqit në Kosovë pas 12 qershorit 1999. Ata që vranë e masakruan figurat më të njohura të LDK të atëhershme, vranë këto figura që edhe sot këta kriminel ushqehen nga tatimpaguesit e familjeve që vetë i vranë e të cilët të gjithë janë të instaluar në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Bllaca.
Bllaca pritet të jetë protagonist në gjykimin e dytë që nis në janar 2012, së bashku me disa të tjerë ndërsa në rastin e parë, pas dëshmive të tij, Faruk Gashi u dënua me 18 vjet burgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›