E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, të krishterët sërish në protesta

Të krishterët në Egjipt u mblodhën sërish në protesta ndaj asaj që ata e quajnë mungesë të angazhimit nga ana e qeverisë për mbrojtjen e tyre.

Rreth 500 të rinj të krishterë u grumbulluan para selisë së partisë në pushtet në qytetin e Asuit dhe qëlluan me gurë policinë e godinën. Protestuesit, të mbledhur pas sulmit të Vitit të Ri në qytetin e Aleksandrisë u betuan se do të mbrojnë me gjak e me shpirt kryqin.

Autoritetet njoftojnë se ishin marrë masat për moslejimin e incidenteve dhe se pas përfundimit të manifestimit nuk u regjistrua asnjë person i lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›