Egjipt trazira fetare ne Kajro

Kajro përfshihet përsëri nga trazirat e dhunshme me sfond fetar ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve. Në sheshin kryesor të kryeqytetit egjiptian një tubim paqësor degjeneroi në dhunë, pasi të paktën 24 vetë humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur. Këto janë trazirat më të rënda në Egjipt që prej rrëzimit të ish presidentit Hosni Mubarak. Kryeministri Essam Sharaf tha se vendi “është në rrezik”.
“Kërcënimi më i madh për sigurinë e vendit është provokimi i një përplasjeje ndërmjet myslimanëve e të krishterëve; ndërmjet vëllezërve të Egjiptit tonë të dashur. Ose provokimi i problemeve ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë që u jep armiqëve tanë rastin për të thyer unitetin kombëtar”, tha kryeminsitri Sharaf.
Disa mijëra të krishterë koptë, kishin protestuar fillimisht paqësisht kundër një atentati me vënie zjarri nga ekstremistë myslimanë në një kishë në rajonin Assuan. Pak pasi protestuesit kishin arritur para ndërtesës së televizionit shtetëror, ndodhën përleshjet e para. Demonstruesit hodhën gurë mbi policët dhe ushtarët, të cilët ruanin ndërtesën dhe u vunë zjarrin makinave. Forcat e sigurisë qëlluan me armë në ajër dhe përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Më pas dhuna është përhapur duke arritur deri në Sheshin Tahrir. Disa njoftime të agjencive të lajmeve flasin gjithashtu për dy tanke të ushtrisë që kanë ecur në mes të turmës së njerëzve duke shtypur shumë demonstrues. Të tjera burime flasin për besnikë të regjimit të vjetër, të cilët ishin të parët që sulmuan forcat e rendit që iu kundërpërgjigjen me zjarr provokimeve. Pas këtyre trazirave, udhëheqja ushtarake egjiptiane vendosi ndalim-qarkullimin gjatë orëve të natës. Të krishterët koptë i akuzojnë ushtarakët se nuk pozicionohen qartë kundër islamistëve radikalë.
Delina Bitraku