E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, përparim i forcave të Qeverisë së përkohshme

Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë thonë se kanë bërë përparime të rëndësishme në luftën për kontrollin e qytetit Sirte.

Forcat lojale ndaj liderit të përmbysur Muamer Gadafi, po bëjnë rezistencë në këtë qytet, që është vendlindja e Gadafit.

Pavarësisht se para gjashtë javësh forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë, kanë marrë kontrollin ndaj kryeqytetit Sirte, udhëheqësit e saj thonë se Libia do të shpallet e çliruar nga Gadafi, vetëm pasi të merret kontrolli në qytetin Sirte.

Mbrëmë, forcat e Këshillit Tranzicional Kombëtar, që praktikisht paraqet qeverinë e përkohshme të Libisë, thonë se e kanë marrë kontrollin në një qendër që ishte përdorur nga lojalistët e Gadafit, spitalin kryesor të qytetit dhe Universitetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›