E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja Veriore: Do përgjigjemi ushtarakisht ndaj Koresë Jugore

Koreja Veriore ka paralajmëruar se mund të japë përgjigje ushtarake kundër Koresë Jugore, sepse kjo e fundit ka planifikuar të ndërmarë një aksion të shpërndarjes së pamfletave anti-komuniste përmes kufirit të tyre. Agjensia qendrore koreane e lajmeve Pyongyang, thotë se ky "është një akt i rëndë provokues që mund të çojë në një konflikt ushtarak apo edhe në luftë.

Deklarata është një referencë për një veprim të planifikuar nga një grup konservator i Koresë së Jugut për të dërguar fletëpalosje përtej kufirit në këtë fillimjavë, kur Koreja e Veriut kremton përvjetorin e 66-të të partisë në pushtet, Partisë së Punëtorëve. Asnjë traktat për paqe nuk është nënshkruar ndërmjet dy Koreve që nga vitet 1950-53 të luftës koreane, duke i lënë ato teknikisht ende në luftë.

Në muajin gusht të këtij pati sërish rikthim të tensioneve ndërmjet dy Koreve kur u shkëmbye zjarr në Detin e Verdhë, në afërsi të ishullit të Jonpionit të sulmuar nga veriu, një vit më parë. Marinarët koreano-jugore qëlluan disa herë në përgjigje të një zjarri artilerie nga ana e veriut komunist, që sipas Pekinit zyrtar, ishte rrjedhojë e një stërvitjeje ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes në Seul pretendonte se predha artilerie ranë në afërsi të kufirit. Teknikisht, veriu dhe jugu janë akoma në konflikt duke qenë se luftën e viteve 50 e mbyllën me armepushim, dhe jo me traktat paqeje. Dy palët nuk e kanë gjetur asnjëherë kompromisin për kufirin detar perëndimor, duke pretenduar secila ujrat përreth Jonpionit e duke përfunduar jo rrallëherë në përplasje ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›