E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Çmimet e ushqimit do të rriten

Agjensitë e Kombeve të Bashkuara për ushqim deklaruan sot se çmimet e orizit, miellit dhe ushqimeve të tjera themelore, pritet të mbeten jo të stabilizuar dhe do të rriten.

Sipas një raporti të publikuar sot në Romë, kjo do të godasë veçanërisht fermerët e varfër dhe konsumatorët në Afrikë.

Raporti është publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Agrokulturë e OKB-së, Programi Botëror i Ushqimit dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës i OKB-së.

Në raport, kërkohet nga qeveritë të realizojnë premtimet për shkëmbimin e informacioneve për nivelet e ushqimit për të evituar rritje të papritur të çmimeve, që kishin shkaktuar trazira në periudhën 2006-2008.

Kërkohen edhe më tepër investime afatgjata në agrokulturë në vendet e varfëra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›