Berisha-Noked: Të zgjerojmë bashkëpunimin mes palësh
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me ministren e Bujqësisë së Izraelit, znj. Orit Noked. Në takim janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe qeverive, si dhe u konfirmua vullneti i të dy palëve për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të të dy popujve miq.
Në këtë kontekst, fusha si ajo e bujqësisë dhe infrastrukturave moderne të lidhura me të si ajo e ujitjes, por edhe kërkimi shkencor dhe fusha e zhvillimit teknologjik, veçanërisht për sa i përket sektorit bujqësor, nxitja e investitorëve izraelit për të investuar në Shqipëri, fusha e arsimit, etj. u identifikuan si fusha me shumë interes për bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen.
Ministrja e Bujqësisë së Izraelit, u shpreh se kryeministri Netanjah dhe qeveria e Izraelit presin me kënaqësi së shpejti një vizitë të kryeministrit Berisha në këtë vend.