E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vdes "mjeku i vdekjes"

Kanali televiziv gjerman ZDF dhe gazeta prestigjoze "New York Times" ka njoftuar se krimineli nazist më i kërkuar në botë, austriaku, i ashtuquajtur 'mjeku i vdekjes', Aribert Heim, i cili ishte shpallur i zhdukur, ka vdekur rreth 16-të vjet më parë. "Ish-mjeku i kampeve të përqëndrimit ka vdekur në Kajro, më 10 gusht 1992, nga kanceri në zorrë", njoftoi ZDF. Heim ka qëndruar i fshehur në kryeqytetin egjiptian për rreth 30 vjet. Ai ishte akuzuar se kishte torturuar dhe vrarë qindra të burgosur, ndërkohë që ishte mjek i esesëve në kampin e përqëndrimit në Mathauzenit, pranë Linzit, në vitin 1941. Heim shkaktoi vdekjen e shumë personave me injeksione në zemër, duke u hequr organet e brendshme apo duke i operuar pa anestezi. Të burgosurit të cilët i mbijetuan kampit të përqëndrimit në Mauthauzen, e përshkruanin Heimin si mjeku më i tmerrshëm dhe më i egër nga të gjithë mjekët e kampit. Pas luftës ai u arrestua nga trupat amerikane, por u lirua dy vjet e gjysmë më pas dhe punoi si gjinekolog në Germaninë Jugore. Në fillimin e viteteve '60, kur u ngritën akuzat ndaj tij, ai u fsheh dhe u largua drejt Egjiptit. Kërkuesit deklaruan se gjatë strehimit në Kajro, Heim u kthye në mysliman dhe i humbi plotësisht gjurmët duke u quajtur Tarek Farid Husein. Kjo u konfirmua për ZDF nga djali i tij Rudiger. Ai deklaroi se e kishte vizituar të atin në Kajro për herë të parë në mesin e viteve '70. Kërkuesit u shprehën se çanta e punës së Heim, që përmbante më tepër se 100 dokumente ishte gjetur dhe se ai e kishte mbajtur në dhomën e tij të hotelit në Kajro, ku edhe jetonte. Ato dokumente provonin pa asnjë dyshim se ai ishte realisht krimineli nazist më i kërkuar i botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›