Kolumbi,zbulohet krijesa gjigande,13-të metra e gjatë
Zbulohen fosilet e gjarprit që kishte ndjellë frikë dhe tmerr për krokodilët dhe breshkat para dhjetëra milionë vjetësh. Të gjitha këto të fundit shërbenin si drekë ose darkë për krijesën gjigande. Bëhet fjalë për gjarprin me emrin latin "Titanboa cerehonenzis", përkatësisht për Boan gjigante të Cerehonit, sipas emrit të një miniere në veri të Kolumbisë, ku kohë më parë u gjetën mbeturinat fosile. Zbulimin e prezantoi në Florida ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë. Boa gjigante ishte e gjatë të paktën 13-të metra, peshonte 1 200 kilogram, kurse trupin e kishte të gjerë të paktën një metër. Ajo ka jetuar para 60-të milionë vjetësh, kur planeti ende goditej nga asteroidet që shkaktuan asgjësimin e dinosauruseve dhe të qenieve të tjera të gjalla. Shkencëtarët në këtë minierë zbuluan mbeturina të fosileve të 28-të gjarpërinjve të këtij lloji. Titanboan, si gjarpërin më të gjatë që ka jetuar ndonjëherë në Tokë e zëvendësoi Gjigantofisi, që para 39-të milionë vitesh banonte në Egjipt dhe ishte i gjatë deri dhjetë metra. Ndërsa nga gjarpërinjtë e sotëm, më i madhi konsiderohet Pitoni, që arrin gjatësinë deri nëntë metra.