E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak,rezultatet paraprake tregojnë fitore të Al Maliki-t

Lista e koalicionit për Shtetin e së Drejtës e kryeministrit irakian Nuri al Maliki ka dalë në krye të zgjedhjeve në provincat shiite dhe në Bagdad. Lajmi u bë i ditur nga rezultatet paraprake të njoftuara nga komisioni elektoral.Drejtori administrativ i komisionit zgjedhor, Kasem al Daudi, njoftoi në një konferencë për shtyp se rezultatet kishin dalë për 90 përqind të fletëve të votimit. Aleatët e kryeministrit Al Maliki po fitojnë në Bagdad me 38 përqind të votave dhe janë në krye në tetë prej nëntë provincave shiite në jug të Irakut. Ata po humbin vetëm në Kerbela, ku fitues është Jusef al Habubi, një funksionar i lartë i kohës së Sadam Hyseinit, i akuzuar nga klerikët si përkrahës i partisë Baath. Al Maliki shihej si një lider i dobët në qeverisjet vendore. Por ai fitoi mbështetjen popullore vitin e kaluar, veçanërisht në Basra dhe pjesët shiite të Bagdadit. Në kryeqytetin e vendit Bagdad, disa nga banorët u shprehën se janë shumë të kënaqur me fitoren e Al Malikit. "Unë jam shumë optimist dhe i lumtur me fitoren e kryeministrit Al Maliki. Mendoj se ai është i vetmi që ka bërë dicka për vendin", tha njëri prej tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›