E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan,vdesin 24 persona nga shpërthimi

Të paktën 24 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosën në një sulm kamikaz pranë një xhamie shiite në qendër të Pakistanit. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e qeverisë vendase. Shpërthimi ndodhi në qytetin Dera Gazi Khan, në provincën qendrore Punjab, në kohën kur turma ishte drejtuar në mbrëmje për nga xhamia, ku pritej të fillonte një ceremini fetare. "Njëzet e katër persona janë vrarë", tha për agjencinë Reuters shefi i policisë së distriktit Kadri Ahmed. Mehmud Bhati, një zyrtar i qeverisë lokale, deklaroi se në radhën e viktimave ka edhe katër fëmijë dhe dy gra. "Sipas dëshmitarëve okularë, nuk është hedhur asgjë nga jashtë. Duket sikur dikush ka pritur në vendin ku ndodhi shpërthimi deri në momentin kur u afrua turma dhe ka hedhur veten në erë në kohën kur procesioni po afrohej", theksoi ai. Shiitët përbëjnë rreth 20 përqid të popullsisë me shumicë synite të Pakistanit. Banorët e dy sekteve myslimane, përgjithësisht kanë jetuar në paqe me njëri-tjetrin, por mijëra persona janë vrarë nga sulmet me bomba të grupeve militante këto dy dekadat e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›