E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedh argjendarine ne Bulqize vret veten gjate ndjekjes se policise

Ne tentativë për t’u arratisur pas vjedhjes së argjendarisë në Bulqizë, përfundon duke vrarë veten gjatë ndjekjes nga policia e Elbasanit.
Ky ishte fundi për 23 vjecarin Perparim Bala i cili mëngjesin e së martës grabiti një dyqan bizhuterish në Bulqizë.
Pas kësaj ai tentoi të fshihet, por duke iu trembur një kontrolli rutinë policor hapi zjarr me pistoletë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në aksin Elbasan- Librazhd në fshatin Mengen.
E vazhdon aventurën e tij të frikshme duke grabitur me forcë mjetin tip Reno me targa të Durrësit 64 57 E, pronë e çiftit Eugen e Shpresa Lushi nga Librazhdi me banim në Durrës.
Disa kilometra më pas kur nga mbrapa i ishin vënë disa makina policie, 23 vjecari ndalon pranë urës Murrash dhe qëllon veten me pistoletë. Policia konkludoi se ky person ishte pikërisht Përparim Bala, grabitësi i tregtarit të bizhuve në Bulqizë. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›