E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vidhet piktura e Van Gog-ut në muzeumin e Kajros


Një kuadro e ish piktorit tw njohur hollandez Vincent Van Gog është vjedhur të shtunën në një muzeum në Kajro, bëri të ditur Ministria e Kulturës së Egjiptit.
Piktura e cila nga deklarata e ministrisë identifikohet si "Lulja e Kuqe", ishte vendosur në muzeumin e Kajros pranë brigjeve të lumit Nil nga Mahmoud Khalil.
Muzeumi është shtëpia e një prej koleksioneve më të mira të artit të shekullit 19 dhe 20 në lindjen e mesme, e krijuar nga politikani Mahmoud Khalil, i cili vdiq në vitin 1953. Midis veprave në muze ndodhen edhe punime të Gauguin, Monet, Manet dhe Renoir. Ministri i kulturës Faruk Hosni ka njoftuar forcat e sigurisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e pikturës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›