E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Centrali bërthamor iranian tërësisht i papranueshëm


Izraeli ka kritikuar ashpër vënien në përdorim të centralit të parë bërthamor iranian. Kjo është krejtësisht e papranueshme që një vend në mënyrë të hapur shkel marrëveshjet ndërkombëtare, me të cilat do që të përfitojë me kënaqësi energji bërthamore, tha një zedhënës i Ministrisë së Jashtme në Jeruzalem. Në të njëjtën kohë ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të rritet trysnia ndaj Iranit që të ndërpresë pasurimin e uraniumit të tij. Irani kishte filluar më parë me ndihmën e Rusisë vënien në përdorim të centralit të tij të parë bërthamor në Bushehr. Teknikët nga të të dyja vendet filluan, nën vëzhgimin e Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, pajisjen me shufra katodike të uraniumit të centralit atomik. Rusia furnizon Iranin me gjithsej 163 shufra të tilla dhe i merr ato përsëri pas përdorimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›