E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan akuzohet për vjedhje

24-vjeçarja Lindsay Lohan, aktorja dhe këngëtarja amerikane, dikur idhulli i adoleshenteve, ka dale serish para gjykatës ne New York. Ajo është regjistruar nga kamerat e sigurisë se një dyqani duke vjedhur një varëse 1500 dollarë. Vete pronari i dyqanit ne Kaliforni e ka denoncuar Lohan duke bere publike edhe videon e qarte, ku shfaqet këngëtarja duke e vendosur varësen ne qafe. Një jave me pare, ne seancën e pare te çështjes, Lohan theksoi se varësja ishte e marre hua, por ndërkaq gjykata vendosi qe ndaj këngëtares do te marren masa, ndoshta duke shërbyer ne pune sociale. Policia ka kërkuar një mandat për te kryer një kontroll ne shtëpinë e Lohan, por ne te njëjtën kohe, varësja i është kthyer te zotit. 24-vjeçarja është shfaqur shpesh ne faqet roze te gazetave e revistave, jo për shkak te prodhimeve te saj te suksesshme si dikur, por për shkak te skandaleve te njëpasnjëshme. Prej 2 vitesh tashme, Lohan nuk ka marre asnjë oferte pune.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›