Digjet SHBA temperaturat arrijne deri ne 45 grade

Amerikanët në lindje të Shteteve të Bashkuara kërkojnë një strehë nga dielli ndërsa mërkuri në termometra shënonte nivele rekord. Autoritetet thonë se për shkak të valës së të nxehtit kanë humbur jetën të paktën 20 persona. Miliona njerëz në mbarë pjesën verilindore të vendit janë prekur nga temperaturat e larta që shkuan mbi 40 gradë celsius.
Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej si të ishte më shumë se 45 gradë celsius në Nju Jork dhe qytete të tjera. Zyrtarët paralajmëruan publikun të mënjanonte punën jashtë dhe të qëndronin në ambjente me kondicionerë. Temperaturat e nxehta, të kombinuara me lagështi, krijojnë vlerat indeksi të ngrohjes deri në 120 gradë paralajmërojnë meteorologët.
Alarmi i të nxehtit është lëshuar në shumicën e zonave qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe zonat nga Carolina lindore në Uashington DC e në zonën e New York City, Meteorologët paralajmërojnë mëgjithatë se dukë filluar që nga e hëna priten ulje të temperaturave përvëluese e rikthim në nivelet mesatare.
Delina Bitraku