E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Oslos sulmi i planifikuar qe ne 2009-en

Thellohet dhe më bilanci ende provizor i viktimave të masakres së dyfishtë  në Norvegji, ku Anders Bering Breivikun ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet. Ai ka deklaruar se ka vepruar i vetëm ndonëse policia është vënë në ndjekje të një bashkëpunëtori të mundshëm. Avokati i 32-vjeçarit deklaroi se Breivikun ka pranuar përgjegjësinë për vrasjet. Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e masakrës së paprecedent në historinë e Norvegjisë por shtoi se dhe sipas tij veprimet ishin barbare, ndonëse sipas tij të nevojshme.

Breivik do të dalë para gjykatës të hënën ku pritet të spjegojë të dyja masakrat që sipas avokatit ishin  planifikuar prej disa muajsh. Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.

Ai përballet më një dënim prej 21 vjetësh burg. Breivik është përshkruar si fondamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-muslimane. Hetuesit janë duke hetuar nëse është autor i një dokumenti 1,500-faqesh të postuar në internet nën emrin e ku përshkruhet planifikimi  i sulmit që në vitin 2009. Ndërkohë numri i të vdekurve shkon në 92 e të paktën  4 person a rezultojnë ende të zhdukur.

Rrugët në Oslo edhe ditën e sotme ishin përgjithësisht bosh. I bashkuar  në dhembje në mbrarë Norvegjinë, qirinj të ndezur nderojnë kujtimin e viktimave të tragjedisë më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Pjesë të kryeqytetit janë ende të izoluara nga kordoni i policisë e zia kombëtare vazhdon. Masat e sigurisë janë të lartë e në nivelin maksimal mbetet dhe alarmi anti terror.
   
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e diel , 24 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›