E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti i kthehet normalitetit

Jeta në Egjipt po i kthehet normalitetit pas protestave kundër regjimit të Mubarakut. Sipas mediave ndërkombëtare dyqanet janë hapur, njerëzit kanë nisur punën dhe jeta i është rikthyer normalitetit.

Disa protestues vazhdojnë të mbeten në kampet në sheshin Tahrir, duke kërkuar nga udhëheqësia ushtarake të veprojë më shpejt drejt demokracisë.

Këshilli i Lartë Ushtarak, që ka marrë drejtimin e vendit pas rrëzimit të presidentit Mubarak, nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe demokratik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›