E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti kërkon sqarim pas komenteve të Papës

Egjipti ka thirrur ambasadorin e Vatikanit për bisedime, pasi Papa Benedikti XVI kërkoi që qeveritë të bëjnë më shumë për mbrojtjen e pakicave të krishtera në vendet me shumicë myslimane.

Duke përmendur sulmet e fundit ndaj kishave, që lanë të vdekur dhjetëra të krishterë, Papa veçoi Egjiptin, Nigerinë dhe Irakun si vende që duhet të miratojnë masa për mbrojtjen e pakicave fetare.

Benedikti gjithashtu i bëri thirrje Pakistanit të shfuqizojë ligjin për blasfemi, duke thënë se legjislacioni shërben si pretekst për dhunë kundër jomyslimanëve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit i përshkroi sot vërejtjet e Papës si “ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›