Luiza Gega, tjetër medalje për Shqipërinë në Mersin
TIRANE-Pas thyerjes së rekordit kombëtar në Poloni, Luiza Gega ka bërë një tjetër paraqitje të mirë, kësaj radhe në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Mersin të Turqisë.
Gega, në garën e 1500 metrave, është renditur e dyta, duke marrë medaljen e argjendtë dhe duke e çuar në 10 numrin e medaljeve për Shqipërinë, ku 2 ari mori peshëngritësi Daniel Godelli dhe 1 po ari mori Ervis Tabaku. Medalje të argjendtë, përveç Gegës, ka fituar edhe Romela Begaj. Medaljet e bronxta janë marrë, nga Calja (2), Tabaku, Begaj dhe Shala në mundje.
(d.b/eduartilnica/BalkanWeb)