Beteja kundër albanofobisë dhe irritimi i pinjollëve të nomenklaturës, nën rrobën e antinacionalistit
Mbledhja e Mynihut në Gjermani dhe fjalimi i shqiptardashësit të madh, Sali Berisha atje, e nxit më tej njohjen e madhështisë së këtij burri, madje edhe të atyre që janë në përgjumje. Siç tronditi Perandorinë e Gjysëm Hënës i madhi Skënderbej, që shpërfilli madhështinë e Sulltanëve, sadrazemëve dhe ngjalli lavdinë shqiptare, ashtu edhe Sali Berisha, me trimëri u ngrit në Mynih dhe, para liderëve të sotëm, stërnipave të atyre që kishin ndërtuar politikën e keqe të copëtimit të Shqipërisë, u ngrit dhe u afroi vitet, kohët e bëmave antishqiptare. U freskoi kujtesën për padrejtësitë e mëdha të stërgjyshërve, kur edhe stërnipat ua kishin quajtur “heroizma!”. Sali Berisha me trimërinë e shqiptarit të madh, u tha se fajtorë ishin edhe stërgjyshërit, por edhe stërnipat, se fajet e të djeshmëve nuk duheshin përsëritur nga vazhduesit e sotëm...Është kjo arsyeja, që shqiptarët që gjykojnë me mençuri, ata që i thonë vetes burra me dy “r”, ta quajnë Sali Berishën drejtuesin e paarritshëm. Idetë e Berishës në Mynih, nuk ka si të mos kuptohen nga të gjithë, si kërkesa për çtensionime, si afrim dhe vëllazërim midis popujve. Vetëm armiqtë e lirisë, shqipfolësit në Shqipëri, që janë të pakorrigjueshëm dhe s’e duan lirinë e kombit, duan gjithnjë ndezjen e urrejtjes... Kundërshtarët e bashkimit kombëtar, janë vazhduesit e rrugës së Zografos dhe Spiro Spiromilos! Ata që e kundërshtojnë bashkimin e kombit shqiptar, që nuk duan të vihen në vend padrejtësitë, që i janë bërë Shqipërisë, duke e ndarë në 5 shtete, idetë që jep shqiptari i madh Sali Berisha, janë vetëm lakej të shovinizmit, antishqiptarët më të egër. Janë adhurues të stërnipave dhe nipave të atyre, që e kishin ndezur urrejtjen për popujt e tjerë, në të njëjtën kohë me ta ishin të bashkuar edhe shqipfolës. Madje ishin nga ata që, më shumë kishin kaluar në stanin e bllokmenëve, bij, nipa ose dhëndurë të tyre. Edhe kjo llavë e fudnit ishte edukuar me internacionalizmin e bllokmenëve, me idenë e hebreo-komunizmit, të krijimit të qeverisë bolshevike për sundimin e botës. Në fillim u shfaqën Dulet, Janullatosët, Bollanot, Milot, pastaj në përforcim të tyre u vunë Xhufët, Ramët, Halil Matoshët... Ajo që e shton gjithnjë habinë e shqiptarëve, është shfaqja e panikut të Halil Matoshit. Ky Halili shqipfolës, por jo shqiptar, bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një komb, e quan agresion, madje barbari të Shqipërisë ndaj Kosovës. “Shqipëria thotë ai, do që të futë në dorë provincën me emrin Kosovë!”. Natyrisht këtë nuk do ta thoshin as Millosheviçi dhe as Arkani të ishin gjallë.. Politika e Halilit nuk dallohet nga politika serbe e urrejtjes, nga ajo e shovenëve grekë, e italianëve në kohën e fashizmit, ku Kosova dhe Shqipëria i kanë provuar poshtërimet skllavëruese në dhjetëra dekada. “Analisti” shqipfolës, për çudinë e shqiptarëve të ndershëm thotë: “Deklarimet e Berishës janë tendencë e hapur për aneksimin e Kosovës nga Tirana zyrtare!” Këtë nuk mund ta thotë kurrë një kalemxhi, që pretendon të jetë shqiptar..
Pse nuk ka standard të njëjtë të pranimit në Bashkimin Evropian? Shqipëria gjithnjë ka kërkuar paqe dhe miqësi me fqinjët. Ata gjithnjë e kanë quajtur të vogël dhe e kanë shpërfillë dhe kanë bërë plane për ta ricopëtuar. Në këto kushte, asnjë nuk mund të ketë bindje, se midis fqinjëve dhe Shqipërisë e Kosovës, ka patur barazi. Kur NATO e përzuri ushtrinë serbe nga territori i Kosovës, e egër dhe me veprim aktiv, u instaluan banda e Arkanit, tërë mbrapavija e krimit serb dhe në vazhdimësi vazhdojnë provokimet. Sot trembin serbët të mos e njohin Kosovën, pavarësinë, ligjet e saj... Në interes të Serbisë, BE shkeli edhe rezolutën e OKB, 1244 për administrimin ndërkombëtar të Kosovës, madje për disa vjet. Ndërsa Maqedonia nuk zbatonte marrëveshjen e Ohrit, Greqia ruante ligjin absurd të luftës me Shqipërinë dhe shtonte dallimin racial, ndërkombëtarët prapë heshtnin. Diferencimi që u bëhet shqiptarëve është i dukshëm dhe shfaqet kudo. Serbët për të fituar përkrahjen e ndërkombëtarëve vetë vrasin ndonjë serb dhe ua hedhin shqiptarëve, ndërsa ndërkombëtarët ngrihen në alarm. Serbët i përzënë shqiptarët nga banesat e tyre në veri, madje dhjetëra shqiptarët e përzënë u vranë, ndërkombëtarët nuk u shqetësuan nga kjo vrasje dhe të nxisnin gjyqësorët të vepronte ligji. Heshtën. Provokime dhe vrasje bëhen në tokën shqiptare nga të dy shovenët, por gjithnjë fajtorë bëhen shqiptarët. Madje edhe kur shqiptarët vriteshin brenda tokës së tyre, edhe kur ushtria e shtetit fqinjë kalonte kufirin dhe ushtronte terror mbi banorët vendës në thellësi të kufirit. Edhe në këta kushte ndërkombëtarët fajtorë bënin viktimën. Në Kosovë u zhvillua luftë për çlirimin nga skllavëria. Krahina kosovare kishte luftuar gjithnjë me flamurin e Skënderbeut. Ndërkombëtarët, padrejtësisht ia mohuan flamurin që i kishte prirë gjithnjë luftës së tyre. Kjo u bë vetëm të fshihej identiteti shqiptar...Sot janë bashkuar në një front, si shovenistët, ashtu edhe aleatët e tyre shqipfolës. Nëqoftëse shqipfolësit do ishin me kombin e tyre, të ishin shqiptarë, nuk kishte fare arsye ta sulmojnë dhe ta urrejnë edhe Shqipërinë, edhe njeriun që kërkon trojet e të parëve, vatrën, krahinat, që janë rrëmbyer... Duke dalë kundër shqiptarit, që kërkon bashkimin e kombit, shqipfolësit shfaqen më të këqinj se djalli, se bashkohen me pushtuesin dhe i puthin këmbën e vihen kundër bashkimit dhe lirisë. Bërjes së Shqipërisë një komb i vetëm, i tmerron Xhufët, Matoshët, Ramët, Bollanot, Milot?... Bëhen njësh me shovenët dhe luftojnë të ardhmen e bukur të Shqipërisë. Berisha, kur flet për marrëveshjet dhe bashkimin e fqinjëve në Ballkan, nuk rri pa kritikuar me ashpërsi liderët e vazhdimësisë së politikës jo të drejtë ndaj Shqipërisë. Në propagandën e ndërkombëtarëve, thotë ai, asnjëherë nuk thuhet e vërteta. Nga një anë flitet për përparimin e marrëdhënieve bilaterale, nga ana tjetër festohen datat e fillimit të fushatave shfarosëse të shovenëve mbi kombit shqiptar, që është një nëpërkëmbje e viktimave nga fuqitë e mëdha sot. “Ç’mesazh fqinjësie mund të jetë ky?” Këtë realitet të praktikuar, kryeministri shqiptar, me kurajon e burrit të vendit të pathyer në qëndresë e paraqit si përbuzjen më të ulët, që i bëhet kombit shqiptar. Një heshtje e vazhdueshme, edhe pse Beogradi, Shkupi dhe helenët mëtej, festojnë krimet mbi shqiptarët. Arsyen e diferencimit të standardeve nga evropianët, Berisha e shpjegon nga vetë “presioni diplomatik aktiv i Serbisë, Greqisë, ngjeshur me presionin e Albanofonisë”, që është e trashëguar nga politika e paraardhësve shovenë dhe zbatimi i saj me fanatizëm nga pasardhësit e tyre, që nuk ndryshojnë kurrë qëndrim. Si burri që e ndjen më shumë përgjegjësinë për bëma madhore në shërbim të kombit, ai ndalet në padrejtësitë që janë bërë dhe vazhdojnë, me të njëjtën ashpërsi, si edhe dje. Hapur thotë se gabimet e bëra dje, duhet pranuar sot dhe, korrigjimi të quhet humanizëm, kontribut i madh për hapjen e rrugëve të paqes, miqësisë, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë...Megjithatë ai u shpjegon edhe strategjinë shqiptare. Tani ka ardhur koha, që popujt nuk e durojnë më padrejtësinë e mohimit të historisë së tyre, të gjuhës, etnisë. “Bashkimi i kombit shqiptar do arrihet në dy rrugë” Bashkimi më i mirë është ai në Bruksel. Por për sa kohë që Brukseli e refuzon këtë strategji, herë për të mos i kundërshtuar të pesë vendet që nuk njohin Kosovën, herë për hatër të Serbisë, Greqisë dhe herë për hatër të Edi Ramës në Tiranë, atëhere shqiptarëve, nëqoftëse do vazhdojë politika e gjertanishme evropiane në favor të shovenëve, ku shqiptarët ngelen të zhgënjyer, vjen një ditë dhe e ndryshojnë moderacionin, që është gjithnjë i dështuar dhe, u lind e drejta, që më parë se të shkojnë në Bashkimin Evropian, të rifitojnë kufijtë realë të shtetit të përbashkët!”
Të pesë pjesët e Shqipërisë, të klonohen në pesë kombe më vete! - Në Mynih, më 2 shkurt 2013, Sali Berisha e kundërshton orvatjen e armiqve, ku nga pesë krahinat shqiptare, të krijohen pesë kombe. Në krahun e armiqve qëndrojnë të rreshtuar edhe shqipfolësit... Ata që e njohin historinë, e dinë mirë se të 28 mijë kilometrat katrore, që përbën Shquipërinë am, rrethohet nga shqiptarët dhe nga deti. Meqë Shqipëria është coptuar në 5 pjesë, shqipfolësit, kërkojnë të shndërrohet në 5 kombe të ndryshëm nga njëri tjetri!! Ka kohë që është përmendur dhe janë parë edhe nëpër mediat, emra që nuk i shërbejnë kombit, si Halil Matoshi që provokon gjithçka shqiptare. Ai ka kohë që proçkullon me idenë: “ Kosova komb më vete!”. Qëllimi i këtij shërbëtori të shovenëve, është të ndezë urrejtjen dhe dasinë midis popullsisë së krahinave shqiptare të copëtuara. Mohimin e bashkimit të kombit, “teoricieni ynë” e mbështet në “ zhvillimet historike, sidomos në kohën e diktaturës sllav-komuniste”, ku izolimi pruri vërtet dëme fatale dhe e “ deformoi idenë e bashkimit të ndarë, varfëruar dhe me liri të kufizuar. Ndaj këtë kohë të sundimit sllavo-helen, “analistë” si Halil Matoshi e quajnë “kufirin ndarës të krahinave shqiptare, që nuk mund të puqen kurrë me njëra tjetrën!” Këta zotërinj mohojnë gjakun e përbashkët, gjuhën, historinë, flamurin, lavdinë. Idetë absurde të teoricienëve shqipfolës, me neveri i hedh poshtë Sali Berisha. Kjo nuk është vetëm një kundërshtim i shqipfolësve, por në të njëjtën kohë, me kurajo akuzon segmente të ndërkombëtarëve, që janë vënë në përkrahje të procesit të klonizimit të identitetit shqiptar! Ky kundërshtim bëhet në Mynih, në praninë e gjithë përfaqësuesve të shteteve të Evropës dhe SHBA. Duhet të jesh Sali Berishë, që në këtë kuvend të madh të demaskosh pamëshirë idenë e shpifur të kolonizimit, një variant hileqar i Albanofonisë... Sali Berisha nuk ka kërkuar asnjëherë të shtrijë dorën mbi Beograd, Athinë, të rrëmbejë pjesë që nuk janë shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi. Shqiptarët e tjerë, me mendësi të qartë, duhet ta mbështesin idenë atdhetare të Sali Berishës dhe t’ia rikujtojnë botës, se Shqipëria më 1878-1913 ka qenë afro 100 mijë kilometra katror. Nga ligësia e shovenëve dhe fuqive të mëdha, u la 28 mijë kilometra katrorë.
Sot shqiptarët e vërtetë, e kuptojnë fare mirë qëndrimin e Berishës kundër albanofobisë e po ashtu edhe irritimin e do shqipfolësve.