E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Saliu duhet të largohet

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 14:58

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka bërë thirrje që të gjithë ata që nuk pajtohen me mënyrën e qeverisjes, të bashkohen me opozitën në protestën e nesërme.

Ai ka theksuar se Shqipëria është marrë peng nga një regjim vrastar kusarësh.

“Nesër në orën 16 do të jemi në Bulevard për këdo që kërkon të demonstrojë vendosmërisht, por paqësisht për largimin e Saliut. Do të jemi bashkë me këdo që nuk e shtyn dot më jetën e përditshme, ata që nuk përballojnë më dot ushqimet e përditshme, me këdo dhe për këdo që nuk duron dot të jetë i papunë, ndërsa shikon që qeveria grabit me një dorë 1280 pasuri të këtij kombi”, është shprehur Rama.

“Shqipëria është marrë peng nga një regjim vrastar kusarësh. Saliu duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjidhjes përfundimtare të krizës”, theksoi Rama. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›