E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptianët në referendum

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 13:30

Egjiptianët votuan sot në referendumin mbi ndryshimet kushtetuese. Ushtria, e cila ka marrë drejtimin e vendit pas përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke thënë se qëllimi i referendumit është krijimi i një klime të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale.

Vëllazëria Myslimane, e cila pretendon mbështetje të konsiderueshme në mesin e egjiptianëve, thotë se i mbështet amendamentet e reja.

Por, mbështetësit e reformave demokratike, përfshirë fituesin e Çmimit Nobel, Muhamed El-Baradei, kanë kërkuar bojkot të votimeve, duke thënë se ndryshimet kushtetuese nuk shkojnë aq larg, sa të reformojnë sistemin politik të Egjiptit.

Kundërshtarët e referendumit duan që kushtetuta të rishkruhet tërësisht, ndërsa kërkojnë më shumë kohë për organizimin e partive politike para zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›