Bullgaria insiston në energji bërthamore

Në qytetin bullgar, Belene, aktualisht po mbretëron një lloj euforie bërthamore.
Atmosfera është prishur pak kohët e fundit për shkak të zhvillimeve tragjike në Japoni.
Por qeveria bullgare po vazhdon të kërkojë investues për centralin gjysmë të ndërtuar në Belene, në veri të vendit.
Banorët e atjeshëm shpresojnë se investimet tani do të përqendrohen edhe më shumë tek siguria në rastet e tërmeteve. Para dy vitesh, këtë rajon e ka goditur një termet prej 5,3 ballësh.
Megjithatë, banorët e Belenes shpresojnë se ndërtimet do të vazhdojnë.
Pas tërmetit të fuqishëm në Japoni, edhe në Bullgari janë shtuar zërat, që kundërshtojnë ndërtimin e centralit bërthamor.
Projekti është kontestuar që moti nga mbrojtësit e mjedisit, sepse kjo zonë është e rrezikuar nga dridhjet e tokës.
Por Bullgaria ka investuar deri tani shumë para në ndërtimin e reaktorëve.
Belene është një projekt i zhvilluar nga socialistët bullgarë.
Pas ndërrimit të pushtetit në mes të vitit 2009, qeveria e re konservatore ndërpreu ndërtimet, jo për shkak të rrezikut nga tërmetet, por nga frika e shtimit të ndikimit rus në furnizimin e Bullgarisë me energji.
Ndërkohë që ka pasur paqartësi edhe rreth financimit të projektit.