Egjiptianët votojnë për ndryshime kushtetuese
26/05/2005 Egjiptianët votuan dje në një referendum për një ndryshim në kushtetutë, e cila do të hapë rrugën për konkurrim në zgjedhjet presidenciale. Presidenti Hosni Mubarak tha se ky është një moment vendimtar në historinë e Egjiptit. Mesazhi i theksuar kaq herë në televizionin shtetëror është që egjiptianët duhet të votojnë, pasi referendumi shënon fillimin e një periudhe të re të demokracisë. Por, partitë e opozitës dhe Vëllazëria Mysimane e jashtëligjshme, kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin në referendum. Ata thonë se amendamenti i bërë është një përpjekje për të devijuar presionin amerikan për reforma. Partia në fuqi, thonë ata, ka vendosur kufizime, të cilat do të sigurojnë që të vendoset se kush të jetë kandidat për president. Aktivistë nga lëvizja Kefaja, që ka bërë fushatë kundër një mandati të pestë të zotit Mubarak, ka bërë thirrje për demonstrata në gjithë vendin për të protestuar kundër referendumit.