Evropa përpiqet të bindë Iranin
26/05/2005 Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë bënë dje një tjetër tentativë në Gjenevë për të bindur Iranin që të mos rifillojë programin bërthamor. Tre vendet evropiane arritën një marrëveshje me Teheranin, nëntorin e kaluar për të pezulluar pasurimin e uraniumit, por Irani tani kërkon të rifillojë këtë proces. Max van den Berg, eurodeputet, i cili ndjek nga afër çështjet iraninane, tha: "Evropa po përpiqet të bindë iranianët të pranojnë nevojën absolute për sjellje të qartë dhe transparente dhe për t'u tërhequr, por nëse duam të jemi të suksesshëm, iranianët gjithashtu duhet ta dijnë se ne e kemi seriozisht. Pozita jonë si Evropë - të përpiqemi ta bëjmë këtë me mjete dhe presion diplomatik".