E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA, ndihmë Kolumbisë për antidrogën

26/05/2005  Shtetet e Bashkuara po punojnë nga afër me qeverinë e Kolumbisë në përpjekje për të pakësuar trafikun e paligjshëm të narkotikëve. Kolumbia është prodhuesja kryesore e kokës, që përdoret për prodhimin e kokainës dhe të opiumit, që janë përbërësit e parpërpunuar të heroinës. Që nga viti 2000, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë gati 4 miliardë dollarë ndihma Kolumbisë. Fondet po përdoren për të shkatërruar të mbjellat, për të stërvitur ushtrinë dhe policinë e Kolumbisë dhe për nxitjen e alternativave të tjera. Gjatë një vizite të fundit në Kolumbi, Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë. "Ne besojmë se kultivuesit e bimëve narkotike, tha zonja Rice, janë përgjegjës për shkatërrimin e më shumë se 2 milionë hektarë pyjesh dhe përdorimin e tokës për të rritur kokë dhe opium. Kolumbia është gjithashtu qendra e pastrimit të parave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›