Socialdemokratë, në garë pa koalicion
26/05/2005 Socialdemokratët gjermanë theksuan se do të hyjnë në garën elektorale pa premtime paraprake për koalicion me partinë ekologjike. Kancelari Shrëder u shpreh se socialdemokratët do të përpiqen të fitojnë sa më tepër vota kundrejt konkurrentëve të tjerë, por kjo nuk do të thotë se ata e hedhin poshtë krejtësisht një koalicion me ekologjistët. Zv.kryetari i socialdemokratëve, Kurt Beck, kërkoi që partia e tij të distancohet qartësisht prej ekologjistëve.