E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situata politike në prag të shpërthimit të kryengritjes së Delvinës

26/05/2005  Lëvizja (kryengritja) e Delvinës - 1937

Zogu i jep 150 napolona Ismet Totos për të studiuar Musolinin dhe Hitlerin

Cila ishte atmosfera e periudhës 1930 deri më 1939 në Shqipëri? Në këtë hark kohor u shënuan tre kulminacione që tentuan të trondisnin pushtetin e mbretit. A ndikuan këto në ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri?

Cili ishte preludi i ngjarjeve që sipas historiografisë sonë njihet me emrin “Lëvizja e Delvinës”? Cili ishte dënimi që dha mbreti Zog, pas dekonsipirimit të “Organizatës së fshehtë të Vlorës”? Cilat ishin pasojat pas shtypjes së kryengritjes së Fierit?

Gjykimi masiv e 530 personave, të cilët u sollën para gjyqit.

Cili ishte lëshimi politik i mbretit pas këtyre dënimeve? Pse qeveria e Mehdi bej Frashërit ishte jetëshkurtër? Cili ishte shkaku i mbylljes së gazetës “Besa” ?

Implikimi i ish ministrave dhe deputëtëve në informacoinin e botuar në këtë gazetë, cili ishte reagimi i Qeverisë?

Pse u dëshpëruan “të rinjtë” me rrëzimin e qeverisë së Mehdi bej Frashërit?

Diktatura e ndritur do të mbështetej mbi organizimin e djalërisë ne stilin hitlerian dhe,

si duket nga projekti qi kam paraqitur ne pallat organizmi i djalërisë do të

kish nji departament

Periudha nga viti 1930 deri më 1939 ishte një periudhë përgjithësisht e qetë, po

të kemi parasysh nje vend si Shqipëria që ishte mësuar me përmbysje politike të

vazhdueshme. Megjithatë në ketë hark kohor kemi tre kulminacione që tentuan të

trondisnin pushtetin e mbretit deri në ndryshimin e formës së regjimit në

Shqipëri.

Viti 1932 me “Organizatën e Fshehtë te Vlorës” dhe viti 1935 me

kryengritjen e Fierit, ishin preludi i ngjarjeve të zhvilluara në maj-qershor

1937, te cilësuara në historiografinë tonë si “Levizja e Delvinës”.

Pas dekonspirimit te “Organizatës së Fshehtë të Vlorës”, Gjykata Politike, me

kryetar major Bilal Nivicën, “prej dyzet e nëntë të arrestuarve, shtatë dënoi me

vdekje, dymbëdhjetë me 101 vjet burg dhe pesëmbëdhejetë të tjerë me

pesembëdhjetë vjet burg secili. Më pas, mbreti i ndryshoi dënimet me vdekje ne

dënime të përjetshme.” (Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për

stabilitet në Shqipëri. Fq. 250.)

Kurse pas shtypjes së kryengritjes se Fierit u organizuan pesë proçese

gjyqësore, gjatë te cilave duhej te gjykoheshin 530 persona, te cilët u sollën

te gjithë para gjyqit. Në grupin e parë bënin pjesë xhandaret, disa prej te

cilëve ishin përgjegjës për vrasjen e gjeneral Ghelhardi-t. Brenda pak orësh u

dënuan me vdekje njëmbëdhjetë xhandarë, të cilët u ekzekutuan menjëherë…

Gjykimet e tjera kishin të bënin me elementë të popullsisë civile, që kishin

marrë pjesë ne kryengritje, gjë që rezultoi ne 42 dënime të tjera me vdekje, si

dhe në 160 dënime me burgim të përjetshëm. (B. Fischer, po aty, fq. 256).

“I vetëdijshëm se gjykimi i drejtë kishte munguar, Zogu filloi të përpiqej t’i

korrigjonte disa prej gabimeve të bëra me këtë rast. Të gjitha dënimet me

vdekje, me përjashtim të njërit, u ndryshuan dhe u bënë dënime me 101 vjet burg.

Pastaj Zogu e uli shumicën e këtyre dënimeve në fillim të dhjetorit të vitit

1935.

Sidoqoftë, lëshimi më i madh i Mbretit ishte formimi i një qeverie të re në mes

të tetorit të vitit 1935, relativisht liberale, nën drejtimin e Mehdi bej

Frashërit, i cili për vite me radhë kishte qënë përfaqësues i Shqipërisë pranë

Lidhjes së Kombeve. (B. Fischer, po aty, fq 258.)

Mehdi Frashëri ishte një figurë tërheqëse me ide përparimtare si në kuadrin e

politikës së brendshme ashtu dhe të jashtme. Ai nuk mbajti asnjë nga ministrat e

kabinetit te fundit te Evangjelit. Grupi i “Beses”, përfshi Musa Juken, Dibren,

Krosin, u përjashtuan prej të gjitha posteve të rëndësishme.

“Mirëpo qeveria e Mehdi Frashërit nuk pati jet të gjatë; ajo jetoi vëtëm 12 muaj

e 17 dite. Nuk pati kohe te shikonte të realizuar gjithe atë program që i pati

vënë vetes si qëllim. Ishte evidente se do të ishte jetëshkurtër. Me atë

liberalizim, me atë liri dhe me atë hov që mori shtypi i kohes – ky staf

qeveritar nuk mund të ishte jetë gjat녔 (Lazer Radi, Shqipëria në vitet 30-të,

fq 241). Nën qeverisjen e kabinetit Frashëri, ku ministër i Brendshëm ishte

Ethem Toto, kemi lëvizjen e naftëtarëve të Kuçovës, me grevën përkatëse të 24

janarit 1936, grevat ne Ujin e Ftohtë në Vlorë me 5 janar dhe 15 maj 1936, greva

e 18-19 shkurtit 1936 në Korçë, demonstrata e Korçes me 21 shkurt 1936;

manifestimi masiv nëpër rrugët e Elbasanit për të mbrojtur “Normalen”, të cilën

qeveria donte ta transferonte në Shkodër etj.

“Kjo lëvizje e madhe dhe e përshpejtuar revolucionare që po vërehej në disa

qytete të Shqipërisë e sidomos në Korçë, kishte marre një karakter të theksuar

antiqeveritar e antizogist. Ky veprim pothuaj i pavetëdijshëm, tërë ujin po e

çonte në mullirin e të “vjetërve”. Ata me të gjitha mjetet që kishin në

dispozicion propagandonin se Shqipëria u bë një lagje e Moskës dhe se

bolshevizmi e pushtoi tërë vendin . (Lazër Radi, po aty, fq. 244).

Ndërkohë që midis qeverisë liberale dhe parlamentit, i cili përmbante shumë prej

anëtarëve të kabinetit të fundit të Evangjelit, lindën shumë shpejt probleme.

“Në gusht, gazeta “Besa” botoi disa të dhëna lidhur me gjoja disa porosi të

qeverisë për sigurimin e informacionit mbi disa kandidate të mundshëm në

zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat qeveria ua kishte dërguar

autoriteteve lokale në muajin maj. Gazeta u mbyll, po drejtuesit e saj

Abdurrahman Dibra, ish-ministër i Financave dhe një deputet tjetër mundën t’i

shpëtonin ndjekjes penale ne sajë te imunitetit të tyre parlamentar. Ethem Toto,

ministër i Brendshëm zgjodhi një rrugë më të shkurtër për të mësuar se si

qëndronte e vërteta e këtij lajmi. Ai thirri në takim Dibrën, vuri dy revole mbi

tryezë dhe deklaroi se asnjëri prej tyre nuk do të dilte gjallë nga ajo dhomë

derisa Dibra t’i tregonte atij se si kishte mundur të mësonte rreth ekzistencës

së këtyre udhëzimeve. Dibra u detyrua të pohonte, duke bërë nje deklaratë me

shkrim se këtë informacion ai e kishte marrë prej Krosit. Me këtë letër ministri

shkoi te mbreti, i cili e kapërceu këtë çeshtje, shenje e keqe kjo për Mehdi

Frashërin dhe qeverine e tij.” (B.Fischer. po aty, fq. 259)

Më në fund Mehdi beu u rrëzua në nëntor, kur ai dhe qeveria e tij dhanë

dorëheqjen pas një votëmosbesimi nga ana e parlamentit. Kryeministër emërohet

Koço Kota, që ishte treguar skrupuloz në besnikërinë e tij ndaj Mbretit, kurse

ministër i Brendshëm, ne vend te Et’hem Totos, u vendos Musa Juka, i cili mund

të siguronte zgjedhjen e një parlamenti të bindur ndaj dëshirave të Mbretit.

Dhe faktikisht “zgjedhjet e janarit 1937 panë një Jukë në formën e tij më të

mirë. Ai pati sukses në zgjedhjen e të gjithë ministrave dhe njerëzve të tjerë

që kishin qenë edhe në të kaluarën.” (B.Fischer, po aty, fq. 261)

Theksojmë se në shkrimet e shkruara në shtypin e “të rinjëve”, Musa Juka ishte

personi më i sulmuar.

Pasi e shkarkoi nga funksioni i ministrit te Brendshëm, Zogu i premtoi

formalisht Et’hem Totos se do ta zgjidhte deputet, e nxori në pension dhe e

dërgoi si gjysëm të internuar të jetonte në Delvinë. Bashkë me rrëzimin e

kabinetit të Mehdi Frashërit u përmbysën dhe shpresat e “te rinjëve” për

vendosjen e “Diktaturës së ndritur” në Shqipëri, që ishte trumbetuar aq shumë

prej tyre. “Te rinjtë” u dëshpëruan. Veçanërisht Ismet Totoja, i cili në atë

kohë ishte nënprefekt i Sarandës. Në raportin e mbajtur kundër të pandehurit

nëntoger Xhelal Shtepani, ndihmës i Zyrës së Rekrutimit të Sarandës, theksohet:

“…ma tepër Ismeti si gazetar fliste për vuejtjet e popullit, bajte krahasime dhe

sillte shembulla Hitlerin, Musolinin. Fliste mbi përparimet që kanë ba dhe

diftonte se Naltmadhnija e Tij Mbreti i ka dhanë 150 napolona për me studjue

organizimet e tyne dhe për këtë gja i ka paraqit Naltmadhnisë se Tij nji raport

te gjatë kuer ashtë kthye…” (F. 152, Viti 1937, Dosja 35/3, fq.1873)

Kurse në proçesverbalin e mbajtun me datën 7 qershor 1937, në burgun e

Gjirokastrës, nga ana e zav. Prefektit Zef Kadarja, i rreshtuemi Ismet Toto

pohon “…Besoj se, duke patur në krye një mbret të ri do të mund të

mobilizoheshin energjitë e reja të kombit, edhe koncepsione e parime europiane

të shkëputeshin nga mizerja morale e landore e mbetun trashëgim nga e shkuara

jonë fatkeqe edhe të hynim pa humbur kohë në radhën e kombeve europjane të

shëndosha e të pasur e të lumtur…

Pas shumë bisedimesh më shokë te ndryshëm, qi emnat nuk i mbaj mend, unë u binda

se bashkë me disa shoke se në Shqypni nuk mund të kemi demokraci edhe për shumë

kohë, edhe ishte e domosdoshme themelimi i nje diktature te shpallur, duke i

shembellyer pak a shumë diktaturave Hitleriane, Qemaliste e Fashiste. Kjo sipas

mendimit tim do të dukte edhe çdo propagandë komuniste në vend t’ona.

Diktatura e ndritur do të mbështetej mbi organizimin e djalërisë ne stilin hitlerian dhe,

si duket nga projekti qi kam paraqitur ne pallat organizmi i djalërisë do të

kish nji departament te djalëris Zogiste pranë Oborrit mbretnuer, edhe do të ish

drejt per së drejti nën komandën e mbretit. Edhe me qenë se Hitleri ka 7 milion

djem te organizuem edhe Musolini 6 milion djem te organizuem dhe me gjithë këtë

nuk u ka ardhë ndonjë rrezik regjimeve respektive, s’ka se si dyshohet, pa s’do

të kishte ndonji rrezik regjimi i ynë nga organizimi i 30-40 mijë djemve të vënë

nën komandën e një personi aq të lartë e të shkathët sa asht Mbreti i ynë. Sa

për pyetjen se kush mundohesh të deklarohej diktator, kjo ashtë krejt e pa vend,

mbasi kushdo që dëshiroji edhe u shfaq anëtarë i diktaturës së ndritur e

deklaroj pa asnjë rezervë se diktator në këto raste do të ishte vetë sovrani…”(

F. 152, n. 35/2, V. 1937, fleta 1250-1252)

Në fakt siç pohon një ndër mbeshtetësit kryesorë të vëllezërve Toto, Zv.

Qarkkomandanti i Gjindarmërisë Gjinokastër, kapiten ismail Gjylbegu ne

deklaratën e tij para prefektit të Gjirokastrës Zef Kadarja dhe Komandantit te

Forcave Ndjekëse, major Bilal Nivica “…Siç mora vesh në udhëtim e siprë Hetemi

dhe Ismeti këta jan mar vesh me Italjan jo vetëm me ndërrue Qeverin pore edhe

Mbretin, dhe Hetemi imaxhonte me i zën vendin Mbretit si Kryetar Republike…” (F.

152, V1937, n 13/1, fleta 253)

SI FILLOI KRYENGRITJA E DELVINËS

Me shkresën Nr. 176/133 Rezervat, datë 28.5.1937 të Prefekturës së Gjirokastrës

i dërgohet Prokurorise së Gjyqit Politik, të vendosur me seli në Gjirokastër,

procesverbali i marrjes në pyetje të arrestuarit Ismet Toto nga Prefekti Zef

Kadarja dhe Komandanti i Fuqive Ndjekëse, Major Bilal Nivica. Në këtë

procesverbal Ismet Toto deklaron:

“Et’hemi ishte në gjendje psikologjike të dëshpërueme. Shpesh here më thoshte:

sa me sinqeritet kam punuar un për mbretin, me sa zellë dhe sakrifica dhe prap

se prap sot njerëzit e Mbretit përpiqen të më zhdukin. Çeshtjen e pusivet ja kam

treguar edhe Mbretit. Kjo ishte gjendja psikologjike e tij.

Pas rëzimit te kabinetit Frashëri, Et’hemi i ka thanë Mbretit: Ky kabinet nuk

të ban Nalt Madhni, nuk punohet. Për mue mos mendo pse un shkoj prap Qark

komandant dhe jam në gjendje të baj për Mbretin atë qi bajnë oficerat japonez

për Imperatorin e tyne, por të lutem Nalt Madhni të mos sillni të vjetrit prap

në fuqi se kishte me shkaktue nji dishprim të thellë në të gjithë popullin. Nalt

Madhnija i asht përgjigjur Ethemit: Un kam flokët e thinjura në politikë, nuk

baj unë të tilla gabime. Kjo e ndodhina te mëvonëshme Etëhemit i suall nji

bindje se Mbreti nuk kish besim te plotë në të dhe se preferonte te ndigjonte

mendimet e rrethit të Abdurrahim Matit. Fakti i ardhjes së këtij kabineti në

fuqi, fakti i mosnxjerrjes deputet me gjithë premtimin e dhanun e forcuen

definitivisht bindjen se mbreti nuk e donte Ethemin. Kjo per Ethemin ishte

dëshpërimi ma i math, mbasi qysh nga 1924 e gjerë sot gjithë mundi dhe përpjekja

e tij e pakursyem ma në fund përbuzje nga intrigat e pallatit. Unë e vizitoja

dendur në Delvinë Ethemin dhe nga mungesa edhe e shoqnis gjithnji e gjejsha

shumë të mërzitur. Një ditë më tha: Inteligjencën dhe shkathtësinë politike të

Mbretit pak njerëz e kanë në botë, por Mbreti nuk ka vazdimësi në drejtimet e

Tija dhe influencohet shumë nga mentaliteti malecor i Abdurrahman Matit. Kështu

më shqelmoj mua qi keshë bindje të patundur në fuqitë e mija se t’i bajshe shumë

shërbime atij.

Në kohët e fundit ishte vue roe nji lëvizje njerëzish Dibranë në Sarandë e

Delvinë. Kishim informata se në Tiranë ishte vendosur vrasja e Ethemit me ose pa

aprovimin e Mbretit. Maliq Bushati na kish çue lajm me anën e vllajt tonë

Tahsinit në Tiranë se dy veta ishin ngarkue dhe pague për të kryer atë punë. Nji

agjent i Abdurrahman Dibrës në Sarandë i quejtun Fiqiri P…(shkurtimi im), nga

Dibra, bashkë me një dibranë tjetër, të cilin emrin nuk ja dij, shkojnë në

Delvinë para nji muej e gjysmë dhe zënë me qira nji shtëpi njiqind metra karshi

shtëpisë Ethemit. Natyrisht kjo shkaktoi nji alarm në shtëpi dhe nji mërzitje

për Ethemin, i cili nga inati filloj t’i dendësojë shëtitjet. Nji tok gjëna të

tilla formuen bindjen se aj ishte i padishirueshëm dhe konsiderohej i rrezikshëm

pra duhej të zhdukej. Kjo e bindi se nuk do të kishte ma posibilitet të

ristabilizonte nji besim ndaj mbretit dhe se gjithë përpjekja e tij vate kot.

Kishim bisedue shpesh here në kohët e fundit mbi situatën e brendshme të

shtetit. Ethemi e gjente të dishprueshme, megjithë atë gjithnji thoshte qi

prestigji i Mbretit asht kaq i math sa vetëm një fuqi e jashtme mund ta rexojë

Regjimin. Se Ethemi si i dinte fort mirë fuqit e malcive te Veriut dhe

shkathtësin e zotësin e manipolimit të këtynë fuqive nga ana e mbretit, kishte

bindje të plotë se çdo tentativë kryengritëse e mbrendshme do të dështonte

patjetër.

Dishirë për të vajtur ne Itali nuk kishte dhe tjetër solisjon nuk shihte.

Kabineti i sotëm i dukej nji kabinet me jetë të gjate, sidomos pas ardhjes se

Conte Çianos.

Kështu gjithnji e gjeje ma të dëshpëruar. Më 2 Maj 1937 ardha në Delvinë. Dualmë

në një shëtitjë të gjatë të dy bashkë. Befas më thotë: Un vendosa te

çkatërrohem. E pyeta qyshë? Dhe më tha: do të baj nji kryengritje të dëshpëruar

pa shpresë fitimi, por do ta baj; më detyruan: Ky asht roli im sot, për mue se

ka rrugë tjëtër. Ti ne daç merr pjese, ne daç merr femijnë dhe shko. Un i thaç

se po ta kesh vendosur ti, për mue se ka tjetër rrugë veç vij pas teje. Biseda u

zgjat në hollësina teknike. Objektiva e Ethemit ishte kjo : t’arrij me shpejtësi

e befasi Vlorën dhe andej të përpiqem të vihem në kontakt telefonik me Mbretin,

i cili kuer të shohë se janë njerëzit e fortë dhe kurajoz, ndofta do të riformoj

besimin dhe do të evitoj gjakderdhjen, po se deshi nandhjetëpesë përqinë (95%)

do të më thyeje më fuqitë e Veriut, por sidoqoftë e vlen barra qiranë për mua.

I hyni punës. Gjindarmerin e Delvinës me anën e toger Tajarit e kishte te tij.

Nën pretekste të ndryshme filloj me lajmërue disa miq e bsnik, ashtu kah data 9

ose 10 e muajit Majë që të vinin në Delvinë më 14 e 15 Majë, secilit tue i

tregue shkaqe të ndryshme ordinere. Por shumica ishin njerëz në të cilët Ethemi

kishte besim se i vinin mbrapa ne çdo punë e ne çdo rrezik. Nga Kurveleshi dhe

rrethi i Delvinës ishin nja 40-50 vetë, emnat nuk i dij të gjithëve, por janë

ata që i morën pjesë në kryengritje.

Prej oficerash e nëpunësish vetëm N/toger Tajar Goxho e ka pas ditë qysh në 7

ose 8 majë, tjertë vetëm ditën e fundit ose nji ditë përpara.

Nëntoger Xhelal Shtupani nga Shengjergji asht lajmrue prej meje ditën e fundit.

E pyeta a merr pjesë ti në një kryengritje? Meqenëse kish nji miqsi dhe besim

tek un, përgjigji se po dhe ashtu pa dijtë kush tjetër ne Sarandë shkuem për

Delvinë. Nenprefekturën ja dorëzova Rrethkomandantit të cilit i thashë po dal

për inspektim, pse dhe autorizimin e kisha. Ago Agaj kish dijeni 5 ditë përpara

dhe u dërgu për në qarkun e Vlonës që të pritëte telat e tegrafit dhe për të

formue nji fuqi sa do të vogël. Mori dhe 5 napolona Ethemit.

Ismail Gjylbegu nuk e ka dijtë veç ditën e fundit d.m.th. te shtunën më

15.5.1937 në mëngjes, mandej shkoj ne Konispol për të rregullue familjen dhe u

kthye…Xhevdet dhe Shefqet Gjoleka po atë ditë e kanë marrë vesht. Për Ali

Nivicën nuk e dij. Me të gjithë ata qi u bashkuan me ne vetëm Etehemi kishte

fjalosë…

Kryengritja filloj ditën e shtunë më 15.5.1937 n’ora 7 pas drake tue xanë

nenprefekturën e Postë telegrafën…”

(F.152,V.1937, D13/1,fleta 242-247)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›