Papa Gjon Pali i dytë do të shpallet shenjtor, firmosi Papa Francesku
VATIKAN-Papa Gjon Pali i dytë do të shpallet shenjtor.
Vendimi është marrë nga vetë kreu aktual i Kishës Katolike, Papa Françesku i cili ka firmosur dekretin për kanonizimin e tij, pas aprovimit të një mrekullie të dytë që i atribuohet, Karol Vojtiles.
Dekreti përfshin edhe kanonizimin e Gjonit të 23-të. Që të dy Papët do të shpallen shenjtor në një ceremoni të përbashkët, data e së cilës nuk është vendosur ende.
Lajmi i dekretit të nënshkruar nga Papa Françesku u dha nga atë Frederiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit.
Sipas tij, mrekullia e dytë e Gjon Palit ka ndodhur tek një grua në Kosta Rike, e cila kishte pësuar një goditje të rëndë cerebrale. Njohja e mrekullisë së dytë ishte e nevojshme për të vijuar me procesin e kanonizimit. Sipas tij, mrekullia ka ndodhur pikërisht natën e lumturimit të vetë Gjon Palit të II-të, në 1 maj 2011.
(d.b/BalkanWeb)