E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eintraht Frankfurt: Nuk na intereson Ervin Skela

"Asnjë interesim për Ervin Skelën!". Kështu është shprehur gjatë një interviste për shtypin gjerman, drejtori i përgithshëm i Entrahtit të Frankfurtit, Heribert Bruchhagen, pas zërave që për rikthim të mundshëm të fantazistit të Kombëtares shqiptare te Eintrachti, pas largimit të Francisko Kopados te skuadra e Regionalligës TSG Hoffenheim.
Kjo është dhe biseda e botuar në sitin zyrtar të Eintrhatit të Frankfurtit.
- Herr Bruchhagen, cfarë bëhet me "cështjen" Ervin Skela?
- Deri sa të mbyllet periudha e transferimeve është e natyrshme që të ekzitojnë edhe spekulimet. Për Skelën unë e lexova vetëm në gazeta. E vërteta është që, unë kam e kam parë dhe kam folur me të për herë të fundit para katër muajsh".
- A keni ju interesa te ai?
- Ervini e di prej meje personalisht, që Eintracht Frankfurt nuk ka asnjë interes te ai. Ndërkohë që asgjë nuk ka ndrushuar.
- Por, atëherë përse flasin gazetat?
- Është e natyrshme dhe e lirshme që të gjesh histori të tilla deri në përfundim të periiudhës së merkatos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›