E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Florjan Myrtaj lojtar i Teramos

Florjan Myrtaj nga dita e sotme është blerja e re Teramos, skuadrës italiane të Serisë C1. Sulmuesi shqiptar rikthehet në këtë ekip pas pesë vjetësh, ku gjatë tri sezoneve (1999-2002) shënoi 47 gola.
Qendërsulmuesi vlonjat, është një ndër të adhuruarit e tifozerisë së Teramos.
31-vjecari Myrtaj sezonin e kaluar veshi bluzën e Katanxaros (12 ndeshje) dhe Peruxhias (6 ndeshje).
Gjatë karrrierës së tij Myrtaj ka patur edhe eksperienca me Modenën, Reggiolo, Alzano Virescit, Cesena dhe Verona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›