E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumuni Kontra: “Duam gjashtë pikë me Bullgarinë dhe Shqipërinë”

Qendërmbrojtësi i Kombëtares rumune Kosmin Kontra, pohoi pas stërvitjes së ditës së hënë se pikët e ndeshjeve kundër Bullgarisë dhe Shiqpërisë, janë vitale në luftën për kualifikmin drejt finaleve të Euro 2008.
"Gjashtë pikë në fillim të garës janë jetësore për ne. Unë mendoj se nëj start i mirë në kualifikuese do të na jepte shanse të mëdha për kualifikim. Ne duhet t'i respektojmë bullgarët, por nuk duhet të kemi frikë prej tyre, pasi ata nuk janë më superiorë se ne. Unë jam i lumtur që Ionel Ganea (sulmues) u rikthye në ekipin kombëtar. Unë mendoj se ne kishim nevojë për të, pasi ne kemi më të vërtetë probleme në linjën e sulmit, pas dëmtimit të Buga dhe Mazilu", - pohoi Kontra.
Trajneri i Rumanisë Viktor Piturka shpreson se Romania ka shanse të fitojë ndeshjen e parë. Ai mendon se diferenca midis Rumanisë dhe Bullgarisë, kur të dy ekipet e njohin mirë njëra-tjetrën, do të jetë vetëm në aspektin e përgatitjes fizike të lojtarëve. "Unë e di se bullgarët janë të motivuar edhe në aspektin financiar për këtë ndeshje, cka rikonfirmon edhe faktin se Stoickov e shikon këtë ndeshje si shumë të rëndësishme dhe se ai shpreson të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Ne gjithashtu jemi të motivuar, por na duhet të përmbushim qëllimet tona", është shprehur Piturka në shtypin sportiv rumun.
Ekipi Kombëtar i Rumanisë filloi ditën hënë përgatitjet në Konstanta për ndeshjen kundër Bullgarisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin "Fartul" (ora 19:00, lokale). Gjatë sesioneve trajnuese ishin të pranishëm edhe Adrian Mutu, Bogdan Lobont, Daniel Niculae, Razvan Rat dhe Laurentiu Rosu, që kishin munguar në stërvitjen e oarë, ndërkohë që së fundi u bashkua me grupin edhe Gabriel Tamas, që luan në kampionatin spanjoll me Selta Vigon, ekipin që humbi ditën e hënë 3-2 me Barcelonën.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›