Ndryshon TVSH-ja, shtrenjtohen të gjitha shërbimet
Edhe pse qeveria deklarohet zyrtarisht për aplikimin e taksave të ulëta dhe lehtësimin e biznesit dhe individëve nga kjo barrë, veprimet në terren flasin ndryshe. Pas aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi ilaçet, qeveria po përgatit të vjelë TVSH edhe nga shërbimet e spitaleve shtetërore dhe private, mallrat kozmetik, qendrat estetike, madje edhe nga shërbimet e mjekëve popullor. Tatimi i aplikuar do të jetë nga 10 deri në 20 për qind.
Jo më larg se 24 orë më parë, në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i Ministrisë së Financave mbi aplikimin e TVSH-së edhe tek shërbimet shëndetësore tek spitalet publike apo private, klinikat, stomatologët, mjekët popullor, etj. Udhëzimi vjen në kuadër të ndryshimeve të miratuara në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. E gjithë kjo sipërmarrje, krahas rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, i cili me sa duket është qëllimi primar, do të pasqyrohet me rritje të madhe të çmimeve të këtyre shërbimeve. Kjo, pasi krahas shtetërorit, në listë janë futur edhe privatët, të cilët në përgjithësi kanë çmime edhe më të shtrenjta.
Do të tatohen 10 për qind të gjitha furnizimet që shërbejnë për kujdesin spitalor, atë të ambulancave të lagjeve apo edhe urgjencave. I të njëjtit nivel do të jetë TVSH-ja për ekzaminimet mjekësore të ofruara si nga spitalet shtetërore ashtu edhe nga privatët. Për sa i përket stomatologëve, tatimi aplikohet mbi të gjitha furnizimet në mjete materiale që mundësojnë punën e përditshme. E njëjta gjë vlen edhe për laborantët dentarë. Në listën e shërbimeve mbi të cilat do të aplikohet TVSH 10 për qind, janë edhe shërbimet e analizave mjekësore, kimike për diagnostikim, analizat mjekësore; shërbimet e ofruara në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë profesionale si mjek ose profesione të tjera mjekësore të licencuara si të tilla, të cilat bëhen për qëllime të kujdesit për shëndetin; ekzaminimet mjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore të aftësisë për personat.
Tatim edhe më i lartë do të jetë për disa shërbime të tjera, të cilat gjithashtu do ti ofrohen publikut me çmime edhe më të shtrenjta si në spitalet publike ashtu edhe në klinikat apo spitalet private. E tillë është edhe analiza biologjike që ka të bëjë me vërtetimin e atësisë së fëmijës. Kjo analizë është shumë e shtrenjta krahasuar me të tjerat, rreth 78 mijë lekë, ndërkohë që mbi ketë vlerë do të aplikohet edhe një tatim në masën 20 për qind. Më shtrenjtë do të jepen edhe certifikatat mjekësore për vlerësimin e dëmeve trupore, e cila lëshohet zakonisht në shërbim të çështjeve gjyqësore.
Pjesa më e madhe e atyre që do të preken nga këto ndryshime janë qytetarët që shkojnë për të marrë shërbime në spitalet shtetërore, por që nuk janë të siguruar dhe nuk kanë libër shëndeti. Edhe nëse janë të siguruar, zakonisht kjo skemë funksionon vetëm në letra, pasi nëse dikush sëmurët dhe pretendon të marrë shërbime falas, duhet të kalojë nëpër një mori burokracish deri në vërtetimin se është me sigurime. Në këto kushte, pjesa më e madhe preferojnë të paguajnë tarifën shtetërore, e cila pas këtyre ndryshimeve duket se do të jetë 10 apo 20 për qind edhe më shtrenjtë.
Masa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar
Aplikohet TVSH në masën 10 për qind për:
Shërbimet në spitale
Shërbimet në ambulancat e lagjeve
Shërbimet në urgjenca
Kryerjen e analizave
Lëshimin e certifikatës së aftësisë shëndetësore
Shërbimet stomatologjike
Bërja e protezave
Aplikohet TVSH në masën 20 për qind për:
Analizat për vërtetimin e aftësisë
Certifikatë për vërtetimin e dëmeve trupore (në raste gjyqesh)
Shërbimet veterinare
Shërbimet në qendrat estetike
Produktet kozmetike
Mjekët popullor
Qendrat estetike, tani 20 % më shtrenjtë
Një lajm i keq vjen për gratë dhe vajzat. Çdo prerje, rregullim, lyerje flokësh, bërja e thonjve dhe shumë shërbime të tjera që ofrohen nga qendrat estetike do të kushtojë minimumi 20 për qind më shtrenjtë. Taksa e re do të aplikohet për të gjitha shërbimet që ofrohen sot në qendrat estetike në Shqipëri. Madje, më shtrenjtë do të shiten edhe produktet kozmetike, të cilat pritet të kenë ndikim të madh në xhepat e konsumatorëve. Tarifat e reja prekin edhe qendrat e ofrimit të masazheve. Trajtohen me shkallë tatimore prej 20 %, shërbimet e kryera nga qendrat e trajtimit të bukurisë, masazheve, shërbime e trajtime estetike, kozmetike, rekonstruktive, nga institucione shëndetësore, publike apo private, apo institucione të tjera të licencuara për këtë qëllim, – përcaktohet në Udhëzimin e Ministrisë së Financave.
Qendrat estetike
Transmetimet dixhitale gjithashtu do të preken nga ndryshimet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi parashikon aplikimin në masën 20 për qind TVSH për të gjitha kartat me parapagim, në të cilat hyjnë padyshim edhe kartat rimbushëse për transmetimet dixhitale në vend. Operatorët kryesorë të telekomunikacioneve dhe operatorët kryesorë të transmetimeve televizive tokësore dhe satelitore, llogarisin dhe paguajnë TVSH për vlerën e plotë të kartave të parapaguara që ata u furnizojnë distributorëve të tyre, – citohet në udhëzimin e Ministrisë së Financave.
Rritet TVSH-ja për importin e makinave
Heqja e doganës së makinave pak muaj më parë nga qeveria gëzoi shumë qytetarë me idenë se do të kishin mundësi të blinin makina me çmime më të lira. Nuk kanë kaluar as pesë muaj nga miratimi i ligjit, ku ndër të tjera parashikohej edhe heqja e doganës së makinave dhe qeveria ndërmerr ndryshime të reja në këtë drejtim. Ndërhyrja është bërë në çmimet e referencës mbi të cilin përllogaritet edhe detyrimi tatimore që duhet të paguajë çdo qytetar që blen një makinë jashtë.
Heqja e doganës nuk do të thotë që për futjen e një makine në Shqipëri nuk do të paguhet më asnjë taksë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20 për qind, është detyrimi që paguan çdo qytetar për futjen e një makine në vend. TVSH-ja përllogaritet mbi çmimin e blerjes së makinës. Por, jo mbi çfarëdolloj çmimi të ofruar. Administrata doganore ka një listë të caktuar çmimesh për çdo markë makina, të cilat i përdor për përllogaritjen e vlerës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet të paguhet për importin e saj. Çmimet në këtë listë, quhen çmimet e referencës në të cilat dogana bazohet për përllogaritjen e pagesës. Kështu përshembull, nëse një makinë golf 4 e vitit 2001 ka një çmim reference 3 000 euro në treg, detyrimi që duhet të paguajë pronari është 600 euro (3 000 euro X 20 % TVSH).
Pikërisht këtu është bërë edhe ndryshimi nga ana e qeverisë. Në udhëzimin e mëparshëm, qeveria ia linte në dorë grupit të vlerësimit në dogana që të bënte vlerësimin ku krahas tabelës së çmimeve të referencës, të bënte edhe vlerësimin subjektiv sipas gjendjes së mjetit. Në rastin e makinës së mësipërme, krahas tabelës së çmimeve, grupi vërente edhe gjendjen e makinës dhe mund të bënte një ulje deri në 30 për qind të këtij çmimi. Pra, nëse një makinë e tipit golf 4, prodhim i vitit 2001, rezulton në dokumente me çmim reference 3 000 euro, por makina nuk është në gjendje të mirë teknike apo ka disa mungesa të tjera, doganës i lejohej që të bënte një ulje të çmimit të referencës deri në 30 për qind. Pra, nga 3 000 euro, ta ulte deri në 2 100 euro nisur kryesisht nga shkaqet e mësipërme. Ajo që ka bërë qeveria, ka të bëjë me ngushtimin e hapësirës brenda të cilës mund të vlejë vlerësimi subjektiv i grupit të vlerësimit në doganë. Tashmë, ulja nuk mund të bëhet më deri në masën 30 për qind por d
