"Eja te duhemi", embelsia e vargjeve te gruas ne Teatrin Metropol Yllka Selita
Ne vazhdim te tradites se mbremjeve poetike, Teatri i Metropolit solli mbremjen e djeshme, nje mbremje ndryshe me titull "Eja te duhemi", me ne qender gruan. Eshte nje bashkepunim i Qendres Kulturore "Tirana" (Teatri i Metropolit) me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne kuader te sensibilizimit dhe ndergjegjesimit publik kunder dhunes ndaj gruas, por gjithmone pa harruar 100-vjetorin e Krijimit te Shtetit Shqiptar. "Mbremja poetike" iu kushtua vargjeve te poeteshes Vojsava Nelo. Kjo mbremje poetike ishte ne pergjigje te njeres prej objektivave kryesore te Qeverise, e personalisht Kryeministrit Sali Berisha, si dhe ne pergjigje edhe te nismes se Departamentit Amerikan te Shtetit "2012 ore kunder urrejtjes". Gjithcka ishte ndertuar ne nje oborr mbreteror, ne fronin qendron mbreteresha dhe rreth saj vajzat e oborrit. Secila prej tyre ishte ne kerkim te paqes. Gjate kesaj mbremjeje u percollen mesazhe ndergjegjesuese, sensibilizuese e humane, duke vene ne qender respektimin e te drejtave te grave dhe vajzave. Regjisorja Arjeta Dhima tregoi se kesaj here ishte menduar qe ne skene te luhej me simbolin, kurorat e dafines dhe deget e ullirit, te cilat ishin te pranishme ne skene. Mandej, nje sfond i kalter, qe te conte ne hapesira te tjera, ku mund te fluturoje diku tjeter, te thithje ajer dhe te cliroje dashuri. Por keto mbremje shihen si risi edhe nga vete aktoret e medhenj, dhe pikerisht per kete zonja Margarita Xhepa u shpreh "Pikerisht sot ne dhame nje shfaqje me nje gjetje, te regjisores se re Arjeta Dhima. Me vjen mire qe keto djem dhe vajza vijne nga akademia me keto mendime shume te bukura, me gjetje te vecanta do te thosha". "Dominoi fuqishem sinqeriteti dhe pastertia ne menyren e te shprehurit, madheshtia dhe thjeshtesia, te gjitha keto te shoqeruara me perlotje. Poetja jone shkruan embelsisht 'Eja te duhemi', duke i thene shume qarte mesazhet e saj mbi dashurine, te bukuren. Ne vargjet e saj i thote shume embelsisht 'stop dhunes', mjaft urrejtjes, por 'Eja te duhemi'. Me poezite qe godasin fort dhe te ngjallin emocion, te gjithe bashke bejme nje shenje sensibilizimi ne kete shoqeri", - tha ne nje prononcim regjisorja, Arjeta Dhima, e cila edhe per kete mbremje poetike kishte zgjedhur per te punuar nje kast te njohur aktoresh si Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozi Kostani, Anila Bisha, Kastriot Rramollari. Edhe muzika e kostumografia jane pershtatur simbolikes se performances poetike. Kostumet e punuara nga Enisa Arapi do te jene ne tonalitetin e ngjyrave te bardha dhe te florinjta. Muzika edhe kete mbremje poetike sigurisht qe ishte nje nga komponentet me te bukur te shfaqjes. Violincelisti Iljard Shaba. me interpretimet e tij live, shoqeronte aktoret duke improvizuar emocionet e vargjeve qe interpretonin aktoret e mirenjohur te skenes.