Ekipet e fundit te Superiores i kap "Operacioni fshesa"
Ekipet me paraqitjen me te dobet ne javet e para, Flamurtari, Vllaznia dhe Gramozi jane duke marre masa, deri ne perjashtime te lojtareve si pergjigje, per te rikuperuar ne te ardhmen. Flamurtari ka rezultuar me i ashper ne kete drejtim. Presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika, perjashtoi nga ekipi dy lojtare te formacionin baze. Masa e ashper ka ardhur pas paraqitjes se dobet ne javet e fundit. Pas nje mbledhje me drejtuesit e klubit, Gjika vendosi qe t'i largoje nga ekipi ish-lojtarin e Partizanit, Marius Ngjela dhe kroatin Markus Basic. Tre lojtare te tjere, Bega, Guga dhe Beqiri jane perjashtuar per nje kohe te papercaktuar. Vllaznia pas humbjes ne Lac ka paralajmeruar se dy lojtaret titullare, Sinani dhe Beqiri do te qendrojne ne stol. E njejta atmosfere po shoqeron edhe debutuesit e Gramozit. Drejtuesit e klubit kane paralajmeruar se nje humbja e mundshme e ketij ekipi me Dinamon, do te sjelle largimet e disa lojtareve qe nuk kane justifikuar ne fushen e lojes.