E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: I kerkova seriozitet, gjyqtarit

Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson, para se te jepet verdikti perfundimtar i Federates Angleze te futbollit, ne lidhje me nje incident qe shkaktoi me gjyqtarin e ndeshje Uili, shpjegon edhe nje here momentin, kur i eshte dashur qe te kontestoje fuqishem, ne fund. "Isha i deshperuar me gjyqtarin e ndeshjes. Ai la qe te luhej kater minuta shtese dhe dy sekonda. Ai nuk ishte ne lartesine e duhur qe te garantonte nje ndeshje perfekte ne fushe. Ne kerkojme dhe punojme qe te jemi sa me perfekte ne kete profesion. Gjyqtari eshte pjese e lojes dhe duhet te mos cenoje standardet. Nuk ishte serioze qe te mbyllte lojen, ne nje kohe qe kishte shkruar te kunderten ne bllokun e shenimeve. Ai kishte shenuar 30 sekonda ne bllokun e shenimeve. Ishte tallese menyra e tij e sjelljes", - theksoi Aleks Ferguson, ne lidhje me problemin ndaj gjyqtarin Uili, qe gjykoi ndeshjen mes Djajve dhe Sanderlendin me 3 tetor, takim qe perfundoi ne barazim 2-2.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›