FSHF, priten masa me te ashpra ndaj nderhyrjeve te renda
Aranit Muraci
Ndeshjet e fundit te Kategorise Superiore nxoren ne pah nje dukuri tjeter negative te kampionatit tone. Ne javen e tete ka pasur nderhyrje te shumta dhe te ashpra te lojtareve vendas ndaj atyre kundershtare, si ne ndeshjen Besa-Apolonia, edhe ne sfiden tjeter qe eshte zhvilluar ne Korce, mes Skenderbeut dhe Dinamos. Konstatimi ne dy ndeshjet kryesore te javes, pritet qe te jete pjese e nje diskutimi ne FSHF, per te minimizuar disa nga keto raste flagrante. Ne dy ndeshjet e fundit jane konstatuar mbi tre kater nderhyrje te tilla dhe ne te gjitha rastet nuk ka pasur asnje karton te kuq, ndaj lojtareve qe e meritonin te dilnin nga fusha e lojes. Madje nje nderhyrje e ashper ndaj lojtarit te Dinamos, ne ndeshjen e fundit me Skenderbeun, nuk eshte ndeshkuar fare, as me karton te verdhe. Kesisoj, per lojtaret qe nderhyjne ne menyre brutale ndaj kundershtarit, aq sa rrezikohet demtimi i rende i ketij te fundit do te ndodhe e njejta praktike, si ne kampionet e huaja. Pamjet filmike sherbejne per te denuar lojtare qe veprojne dhunshem ne fushe, nga Komisionet e Federatave. Nje jave me pare sulmuesi i Tiranes, Migen Memelli, pas daljes me karton te kuq nga fusha per nje nderhyrje te ashper ndaj kundershtarit, u denua edhe me nje ndeshje tjeter, nga Disiplina. Kesisoj, edhe ne rastet e fundit, pritet qe sot, Disiplina te marre ne konsiderate episodet nje e nga nje dhe te vleresoje nese kane qene te denueshme apo jo. Nderhyrjet e renda kane qene te vetmet probleme qe jane konstatuar pas mbylljes se javes se tete te Superiores. Ne ndeshjen kryesore te Kategorise Superiore, futbollisti i Beses, Bledar Mancaku pas marrjes se kartonit te kuq do te shqyrtohet nepermjet pamjeve filmike per gjestin qe kreu ne fushe, i cili eshte edhe i perseritur prej tij. Gjithsesi, tete javet e para te Superiores rezultojne te jene me cilesore dhe me gare me te forte.