E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres: Ndaj Mancesterit isha i demtuar ne fushe dhe shenova gol

Fernando Torres pranoi se ka luajtur jashte kondicionit te duhur fizik, ne ndeshjen e fundit, gjate se ciles ai u kthye ne nje hero per Liverpulin. Te Kuqte fituan ndaj Mancester Junajtid, ndeshjen kryesore te Premier Liges, me protagonist spanjollin qe shenoi golin e pare dhe me kryesorja Liverpuli i eshte rikthyer suksesit, pas nje periudhe te veshtire qe po kalonte gjate javeve te fundit. Te Kuqte fituan 2-0 ne "Anfield" dhe golin e fundit e shenoi ne sekondat shtese Ngong. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez vendosi gjate udhetimit me autobus, qe te aktivizonte ne fushe edhe Torresin. "Ndjeja pak dhimbje kur godisja topin, ndaj dhe afrohesha me shume afer portes, si mundesia me e mire qe te jepja maksimumin e duhur dhe te shenoja per ekipin", - theksoi Torres. Liverpuli do te luaje ndeshjen e radhes ndaj Arsenalit, e vlefshme per "Carling cup" dhe Torres thekson se ne kete perballje si dhe me tej ne kampionat synohet qe skuadra e tij te krijoje nje stabilitet ne rezultate. "Ne duhet te fokusohemi ne ndeshjen e radhes me Fulhemin. Por ne ndihemi si nje skuader forte sepse po punojme te gjithe bashke". Me tej ai shtoi: - "Nuk jam ende 100 per qind gati, por deshiroj qe te luaj ne ndeshjet e ardhshme. Dua te luaj sa me shume. Kur ekipi mundet dhe nuk luan mire, eshte shume e veshtire qe te shohesh nje gje te tille nga stoli. Kam ndjere dhimbje gjate ketyre javeve, edhe per faktin se skuadra nuk eshte paraqitur mire, ndaj duhet qe te permiresohemi ende ne te ardhmen", - shton me tej lojtari i Liverpulit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›