Tifozet prishin stervitjen e Lacios
Lojtaret e Lacios kane qene vazhdimisht ne presion te tifozeve, per paraqitjet e dobeta ne kampionat pas javeve te fundit. Ne seancen e djeshme ka pasur sulme te ultrasve ndaj ekipit qe po zhvillonte stervitjen e pasdites. Nje numer i konsiderueshem me tifoze te Lacios kane protestuar fuqishem ndaj lojtareve per paraqitjet dhe rezultatet e dobeta, qe shenuan ne ndeshjet e fundit, sidomos humbja me Barin nuk eshte pranuar lehte prej tyre. Rreth 200 tifoze te zemeruar jane drejtuar ne seancen e djeshme te Lacios dhje kane hedhur sende te forta e fishek-zjarre ne drejtim te lojtareve duke sjelle kaos ne stervitje. Kjo anormali eshte qetesuar me vone me nderhyrjen e policise. Gjithsesi, lojtaret e Lacios jane vene ne presion per ndeshjet e dobeta ne javet e fundit. Lacianet e nisin mjaft mire sezonin, nderkohe qe aktualisht jane ne krize te rezultateve.