Barezi: Ronaldinjo, i rendesishem per Milanin
Legjenda e Milanit, Franko Barezi beson se Ronaldinjo do te luaje rolin me te rendesishem ne suksesin e kuqezinjve, per kete sezon. Braziliani ka shfaqur shenja magjepsese, ndonese nuk ka luajtur gjithmone ne menyre te shkelqyer. Barezi thote: - "Dinjo ka nevoje qe te mbeshtetet nga te gjithe, per cilesite e rralla qe shfaq ne fushe". Me tej, ish-mbrojtesi i njohur i kuqezinjve flet edhe per te ardhmen. "Kam qene gjithmone pro Ronaldinjos. Ai ka dicka me shume se te tjeret", - thekson Franko Barazi. "Me pelqejne pasimet e tij te gjata. Ka qene ne presion dhe mendoj se ai dhe Pato duhet te kene me shume mbeshtetje ne te ardhmen", - shton me tej Franko Barezi. Milani nuk ka qene ne mundesite me te mira ne Seria A, por mendoj se rezultatet e fundit mund te tregojne qarte se ekipi ende nuk eshte dorezuar ende, ne gare per te fituar titullin kampion. Une mund te shoh edhe Milanin, bashke me Interin dhe Juventusin, ne gare per t'u shpallur kampion, pas perfundimit te kampionatit. Milani duhet te kete me shume besim ne vetvete, ndersa Interi ka ende nevoje qe te rritet ne loje.