E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipet shqiptare mësojnë gjyqtarët për ndeshjet evropiane

Tirana në përballjen me norvegjezët e Stabaek për turin e dytë të Ligës së Kampioneve do të gjykohet nga austriaku Robert Shorgenhofer. Ndeshja e parë e këtij turi do të zhvillohet ditën e mërkurë. Shorgenhofer nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi në shtator të vitit 2008 ai drejtonte ndeshjen Shqipëri-Maltë, ku përfaqësuesja jonë fitoi me rezultatin e thellë 3-0.

Një tjetër austriak do të drejtojë ndeshjen e Flamurtarit të Vlorës kundër Matheruellit për turin e dytë të Ligës së Evropës. Fritz Stuklik, 43 vjeç, është një arbitër me eksperiencë ndërkombëtare ku ka drejtuar 82 ndeshje.

Ndërsa gjyqtari i Vllaznisë në Vjenë, në përballjen me Rapidin, do të jetë rusi Vladislav Besborodov.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›