E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Persi: Dëgjova zemrën për të qëndruar tek Arsenali

Futbollisti holandez pohon se në drejtim të tij ka pasur shumë oferta nga gjigantët evropianë, mes të cilëve Çelsi, Juventusi, Interi dhe Mançester Siti.

“Në një listë kam shënuar gjërat që kam dhe gjërat që më mungojnë. Trajneri Venger e vlerëson shumë kontributin tim tek Arsenali, dhe për këtë unë vendosa të qëndroj edhe për katër vite të tjerë. Klubi më dëshiron, unë dëgjova zemrën dhe vendosa të qëndroj tek Arsenali”, deklaron Robin van Persi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›