Nedved: Nuk vesh asnjë fanellë tjetër veç Juves
Ish-mesfushori i Juventusit zbulon planet e tij pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Futbollisti çek refuzon dhe ofertën e presidentit të “Zonjës së Vjetër”, Koboli Xhili, duke deklaruar se tani për tani do të qëndrojë i paangazhuar.
“I falënderoj njerëzit dhe skuadrat që kanë shfaqur interesim për mua. Por, unë nuk mund të vesh asnjë fanellë tjetër veç asaj për të cilën kam luftuar gjithë këto vite. Tani duhet të refuzoj edhe propozimin e Juventusit për një rol drejtori ose menaxheri në klub. Nuk ekziston ende baza për të qenë pjesë e këtij stafi”, deklaron “arusha” çeke.