E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rinia Aktive” në Kosovë, bashkëpunim me “Vetvendosjen”

PRISHTINE- Forumi Shqiptar “Rinia Aktive” shtrin bashkëpunimin edhe në Kosovë. Gjatë një takimi me ftesë të Lëvizjes “Vetëvendosja” në Prishtinë, “Rinia Aktive” ka zyrtarizuar bashkëpunimin. Në takim u diskutua mbi gjëndjen e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, ku palët u fokusuan më shumë në aktivitetet e ardhshme të forumeve të tyre.

Të dy liderat, ai i “Rinia Aktive” Dritan Broka dhe ai i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, u shprehën se lëvizja dhe forumi në fjalë, mbas këtij bashkëpunimi që lidhen do kenë një koordinim të vazhdueshëm për të gjitha aksionet dhe aktivitet e tyre.

Në përfundim të takimit, u vendos që koordinimi do të fillojë që në fushatën e nisur nga dy lëvizjet njëkohësisht “STOP&DREJTESI!!!”, si në Shqipëri dhe Kosovë, duke i thënë stop politikës së korruptuar dhe stop padrejtësive.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›