Ekipi me Terryn

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka insistuar se kapiteni John Terry ka përkrahjen e plotë të bashkëlojtarëve të ekipit. Terry gjatë javës së kaluar ishte shkarkuar si kapiten i Anglisë, pas njoftimeve rreth jetës së tij jashtëmartesore, dhe Drogba ka pranuar se kjo ka qenë një javë e vështirë për të gjithë.
“Ka qenë javë e vështirë për ne, për Chelsean, për gjithë klubin. Jemi munduar të qëndrojmë të bashkuar. Terry e ka përkrahjen tonë të plotë. Gjëja më e mirë për të është të luajë. Të gjithë bashkëlojtarët duhet të bëjnë gjithçka që munden për të”, tha Drogba.